Transmetuar më 24-11-2025, 18:30

Arben Uka mësohet se është personi i dytë që fshihet në godinën e pabanuar në Fushë Arrëz dhe që kërcënon RENEA-n së bashku me 24-vjeçarin Julian Çumraku.

Të dy personat mësohet se prej një muaji fshiheshin në këtë shtëpi në Orosh ndërsa Uka raportohet se më herët ka qenë në ndjekje nga Antiterrori.

Ndërsa operacioni i RENEA-s vazhdon, 24-vjeçari Julian Çumraku nuk ndalet me kërcënimet duke thënë se do të qëllojë me armë zjarri dhe thirrjet e tij të vazhdueshme janë "Allahu Ekber".

Kjo shtëpi e pabanuar raportohet se është në pronësi të Mhill Jakut ndërsa në vendngjarje ka mbërritur dhe një ambulancë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit