Transmetuar më 24-11-2025, 17:36

Forcat RENEA dhe policia lokale e Pukës prej orëve të paradites kanë rrethuar një banesë në zonën e Oroshit, ku dyshohet se fshihen dy persona me rrezikshmëri të lartë.

Sipas burimeve, brenda objektit ndodhen dy të kërkuar, njëri prej të cilëve është identifikuar si Juljan Cumrraku, person që dyshohet të ketë lidhje me grupe të rrezikshme. Personi i dytë, me origjinë nga Tirana, është ende i paidentifikuar nga autoritetet.

Forcat e rendit kanë bërë disa herë thirrje për dorëzim, por personat e dyshuar nuk kanë pranuar të dalin nga banesa. Dyshohet se ata janë të armatosur, çka e bën ndërhyrjen më të vështirë.

Zona vijon të jetë e siguruar nga dhjetëra efektivë të policisë dhe RENEA-s, të cilët po punojnë për zgjidhjen e situatës pa rrezikuar jetën e banorëve apo të uniformave blu. Për momentin nuk raportohet për të lënduar.

Autoritetet kanë bërë të ditur se operacioni vijon dhe priten zhvillime të tjera.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit