

TIRANË- Partia Demokratike do të mbajë protestën e radhës, ditën e sotme në orën 18:00 para kryeministrisë. Policisa ndërkohë ka nisur puna për vendosjen e perimetrit rrethues të godinës.
Mësohet se prej orës 15:00 ka nisur bllokimi i trafikut në disa akse rrugore pranë vendit të protestës, ndërsa është blinduar edhe dera e Kryeministrisë. Mësohet se leja për protestën është marrë në Policinë e Tiranës për intervalin kohor nga ora 18:00 deri në orën 20:00.
Sipas njoftimit të poliicsë, nga ora 15:00 deri në përfundim të aktivitetit, do të bllokohet qarkullimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi pranë Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






