

Tiranë, 24 nëntor 2025- Pauza e reshjeve që shoqëroi fillimin e javës ka sjellë lehtësim në zonat e prekura nga përmbytjet, por sipas specialistëve të motit, situata nuk do të mbetet e tillë për shumë gjatë.
Hakil Osmani bën të ditur se vranësirat do të shtohen në mbrëmje, duke hapur rrugë për reshje të reja. Deri të enjten vendi do të jetë nën ndikimin e një moti të paqëndrueshëm, me reshje të shpërndara dhe rrebeshe më të forta në jug.
Temperaturat do të luhaten lehtë, ndërsa një masë e ftohtë ajrore pritet të ndikojë vendin drejt së premtes, duke sjellë temperatura negative në zonat malore.
Era e fortë në det mbetet një tjetër element shqetësues, me shpejtësi që pritet të kalojë 90 km/h.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






