Transmetuar më 24-11-2025, 14:33

Lezhë, 24 nëntor 2025 – Një aksident rrugor ka ndodhur sot pranë kryqëzimit të Treshit, në superstradën Lezhë-Milot, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Nga informacionet e para rezulton se përplasja ka përfshirë një mjet tip Caddy, me drejtues shtetasin Z.C, dhe një automjet tip Benz, me drejtues shtetasin N.P. Si pasojë e aksidentit, automjeti tip Benz ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anësor me ujë.

Fatmirësisht, të dy drejtuesit janë plagosur lehtë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Autoritetet kanë shkuar në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe për të siguruar qarkullimin normal të automjeteve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit