

Pukë, 24 nëntor 2025 – Forcat e policisë së specializuar RENEA kanë rrethuar një banesë në fshatin Orosh, në Fushë Arrëz, që prej orëve të para të mëngjesit.
Sipas raporteve të para, brenda banesës ndodhet një person i shpallur në kërkim. Njësi të tjera të RENEA-s janë nisur nga Tirana, ndërsa forca të anti-terrorit kanë mbërritur nga Shkodra për të mbështetur operacionin.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia, ndërkohë që situata po monitorohet nga afër nga autoritetet dhe banorët e zonës.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






