Transmetuar më 24-11-2025, 10:03

Tiranë, 24 nëntor 2025 – Policia e Tiranës ka bërë me dije se ka identifikuar personin e dyshuar për plagosjen me armë zjarri të 40-vjeçarit Marilen Jata, një ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së dielës në zonën e Institutit.

Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari është 36-vjeçari Fatmir Frroku, ndaj të cilit janë duke u kryer kërkime intensive. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:20, në rrugicën “Ramadan Çitaku”, ku Jata është qëlluar në këmbë dhe më pas është transportuar drejt spitalit për trajtim mjekësor.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se dy personat njiheshin prej vitesh, por prej disa muajsh nuk kishin më komunikim. Sipas të njëjtave burime, dyshohet se autori i ka prerë rrugën viktimës dhe më pas është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Policia po vijon punën për kapjen e të dyshuarit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit