

GREQI – Një ngjarje e rëndë tronditi komunitetin e Nea Peramos mëngjesin e së hënës, ku një 47-vjeçar humbi jetën si pasojë e plagëve të marra me një mjet të mprehtë, që dyshohet të ketë qenë një palë gërshërë.
Në banesë ndodhej edhe vëllai i viktimës, 44 vjeç, i cili u gjet i plagosur dhe u transportua me urgjencë drejt spitalit. Ai po hetohet si i dyshuar kryesor për ngjarjen.
Sipas autoriteteve, alarmi u dha nga një tjetër vëlla i familjes, 48 vjeç, i cili njoftoi policinë pasi gjeti dy vëllezërit në gjendje të rënduar.
Dyshohet se ngjarja është pasojë e një konflikti të ashpër mes dy vëllezërve, ndërsa shkaqet e debatit mbeten ende të paqarta. Policia ka nisur hetimet e plota për zbardhjen e rrethanave dhe motivit të incidentit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






