Transmetuar më 24-11-2025, 08:00

POLONI – Ishte pikërisht mesfushori i Kombëtares shqiptare, Juljan Shehu ai që shënoi golin e vetëm për të tijët.

Në minutën e 49-të të sfidës, Shehu gjeti rrugën e rrjetës pas një aksioni mjaft të bukur nga ekipi i tij, por edhe me pak fat. Ky gol pati vlera vetëm në aspektin personal, pasi skuadra e tij u mposht.

Gjithsesi, ish-mesfushori i Kastriotit dhe Laçit shkon në kuotën e katër golave sezonal në kampionatin polak.

Kujtojmë se mesfushori u la jashtë Kombëtares nga Sylvinho në ndeshjen përballë Anglisë, për shkak të kartonëve të verdhe dhe të mos rrezikonte duelet e “play-off”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit