Transmetuar më 24-11-2025, 07:38

TIRANË- Një 40-vjeçar me iniciale M.J ka shkuar në spital me plagë në këmbë mbrëmjen e kaluar.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Institutit, ndërkohë që policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 22:20, është paraqitur në spital shtetasi M. J, rreth 40 vjeç, i plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri, në rrugën “Ramadan Citaku”, në Institut.

Shtetasi M. J, aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe punohet për identifikimin e kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit