Transmetuar më 23-11-2025, 22:54

LITUANI- Aeroporti i Vilniusit në Lituani është detyruar të mbyllet për herë të dytë, pasi janë vërejtur objekte fluturuese të paidentifikuara mbi zonën e tij. Sipas autoriteteve aeroportuale, objektet ngjanin me balona fluturuese që po lëviznin në afërsi të hapësirës ajrore të aeroportit, duke ngritur shqetësime mbi sigurinë e trafikut ajror.

Siç raporton agjencia ndërkombëtare Reuters, balonat e dyshimta janë parë në qiellin e Vilniusit pranë zonave operative të aeroportit, çka ka detyruar autoritetet të ndërpresin përkohësisht fluturimet dhe të bllokojnë trafikun ajror derisa situata të verifikohej.

Hetimet mbi origjinën e balonave dhe rrezikun potencial po vazhdojnë, ndërsa autoritetet lituaneze nuk kanë dhënë ende detaje mbi përgjegjësit apo qëllimin e pranisë së tyre.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit