Transmetuar më 23-11-2025, 20:33

Tiranë, 23 nëntor 2025 – Partia Popullore Evropiane (PPE) ka publikuar një video zyrtare nga punimet e Asamblesë së Unionit Demokratik Ndërkombëtar (CDI), e mbajtur në Sao Paolo të Brazilit, ku organizata merr pjesë si anëtare e plotë.

Gjatë prezantimit, eurodeputetja dhe Sekretarja e Përgjithshme e PPE-së, Dolors Montserrat, bëri publike katër përfundimet kryesore të punimeve strategjike, një prej të cilave lidhet drejtpërdrejt me Shqipërinë.

Sipas Montserrat, procesi i integrimit europian të Shqipërisë duhet të mbetet i kushtëzuar rreptësisht nga respektimi i standardeve demokratike, pavarësia institucionale dhe funksionimi i drejtësisë pa ndikime politike.

Në deklaratën e publikuar theksohet qartë:

“Ne insistojmë që anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian të kushtëzohet me ndalimin e rrëshqitjes demokratike dhe kapjes së mediave dhe drejtësisë, të kryera nga një lidership i lidhur me trafikun e drogës, krimin e organizuar dhe pastrimin e parave.”

Ky reagim i fortë i PPE-së konsiderohet si një sinjal i hapur politik ndaj institucioneve europiane për të monitoruar nga afër zhvillimet demokratike në vend, ndërsa integrimi vazhdon të mbetet një nga çështjet më të ndjeshme për opinionin publik shqiptar.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit