Transmetuar më 23-11-2025, 13:38

23 Nëntor, 2025

ELBASAN- Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Mollas-Gostimë. Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me pjesën e jashtme të një lokali. Si pasojë e kësaj janë lënduar dy kliente dhe dy personat që ndodheshin në automjet.

Bëhet me dije se të katër personat janë dërguar drejt spitalit, për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku dhe po heton më shumë mbi rastin.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Q. D., 30 vjeç, pasi në aksin rrugor “Mollas-Gostimë”, automjeti që ai drejtonte ka dalë nga rruga dhe është përplasur me pjesën e jashtme të lokalit të shtetasit R. Ç.. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale në lokal, si dhe janë dëmtuar lehtë 2 shtetase që ndodheshin në këto ambiente. Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi Q. D., dhe pasagjeri në automjetin e tij shtetasi G. Z., 21 vjeç, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, informoi sot policia.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit