Transmetuar më 23-11-2025, 13:00

23 Nëntor, 20250

Rezoluta ngre alarmin për regresin e thellë demokratik në vend, përqendrimin ekstrem të pushtetit në duart e qeverisë, shkrirjen parti–shtet dhe depërtimin e krimit të organizuar në institucionet publike.

“Në Asamblenë e Unionit më të madh në botë të partive të qendrës së djathtë (CDI), e cila zhvilloi punimet në Sao Paulo, Brazil, u miratua rezoluta e pestë e fuqishme për situatën politike në Shqipëri, ndërsa Kryetari i PD, Sali Berisha, u zgjodh Zëvendëspresident i organizatës.

Rezoluta ngre alarmin për regresin e thellë demokratik në vend, përqendrimin ekstrem të pushtetit në duart e qeverisë, shkrirjen parti–shtet dhe depërtimin e krimit të organizuar në institucionet publike. Dokumenti thekson se zgjedhjet e 11 majit, sipas OSBE/ODIHR, u karakterizuan nga keqpërdorim masiv i burimeve publike, blerje votash, intimidim dhe drejtësi selektive, duke cënuar garën e lirë dhe të ndershme.

CDI paralajmëron se kapja e shtetit, kontrolli mbi institucionet e drejtësisë, pengimi i komisioneve hetimore parlamentare dhe ndikimi i krimit në ekonomi e zgjedhje e afrojnë Shqipërinë me një model narko–autoritar, i cili paraqet rrezik serioz për sigurinë rajonale dhe procesin e zgjerimit të BE-së.

Rezoluta i bën thirrje BE-së dhe SHBA-ve që procesi i integrimit të Shqipërisë të kushtëzohet me progres të matshëm në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe integritetin zgjedhor; kërkon vendosjen e sanksioneve të targetuara ndaj individëve të përfshirë në krim të organizuar dhe korrupsion, si edhe mbështetjen për krijimin e një qeverie teknike që garanton zgjedhje të besueshme. CDI shpreh solidaritet me qytetarët shqiptarë dhe forcat demokratike që punojnë për rikthimin e pluralizmit, llogaridhënies dhe vlerave evropiane.” tha PD.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit