Transmetuar më 23-11-2025, 09:42

Tiranë, 22 nëntor 2025

Policia e Tiranës ka nisur një sërë procedimesh penale dhe ka shpallur në kërkim disa persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, përfshirë dhunë në familje, kanosje, goditje me sende të forta dhe drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë:

– Specialistët e Komisariatit nr. 1 kanë referuar materialet për procedim në gjendje të lirë ndaj shtetasit B. K., i dyshuar se ka kanosur një person.

– Komisariati nr. 2 ka shpallur në kërkim shtetasin K. K., i dyshuar për ushtrim dhune ndaj nënës së tij. Policia vijon punën për lokalizimin dhe ndalimin e tij.

– Komisariati nr. 3 ka nisur procedim penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit R. K., i dyshuar se ka kanosur një shtetase për shkak të një borxhi të pashlyer.

– Policia e Krujës ka shpallur në kërkim shtetasin J. K., 36 vjeç, i dyshuar se ka goditur me sende të forta një 54-vjeçar, për motive të dobëta. Vijon puna për kapjen e tij.

– Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë proceduar në gjendje të lirë shtetasin A. Ll., i cili, duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit, humbi kontrollin dhe doli nga rruga, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Ndërkohë, shtetasja E. T. ka kallëzuar se në një portal online është shpërndarë një foto e saj e shoqëruar me lajme të rreme, duke i dëmtuar imazhin. Policia po punon për zbardhjen e rastit.

Gjithashtu, policia njofton se shtetasi B. M., 40 vjeç, i raportuar një ditë më parë si larguar nga banesa, është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore.

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit