

Zbatimi i planit amerikan për paqe në formën aktuale mund të rezultojë që Rusia të fitojë një territor pothuaj sa madhësinë e Luksemburgut pa pasur nevojë të luftojë për të, sipas llogaritjeve të agjencisë franceze AFP bazuar në të dhënat e Institutit për Studimin e Luftës (ISW).
Sipas iniciativës amerikane, e cila i është treguar AFP?së, parashikohet që ushtria ukrainase të tërhiqet nga territoret që ende kontrollon, gjë që do t’i sillte Moskës një fitore neto prej rreth 2.300 km², një sipërfaqe thuajse e barabartë me Luksemburgun (2.590 km²).
Sipas planit, Ukraina do t’i dorëzojë afro 5.000 km² në rajonin e Donetskut dhe 45 km² në rajonin e Luhanskut.
Në këmbim, Rusia do t’i kthejë Ukrainës gati 2.000 km² në rajonin e Kharkivit, 450 km² në rajonin e Dnipropetrovskut, 300 km² në rajonin e Sumes dhe 20 km² në rajonin e Chernigovit.
Në përfundim, plani që Shtetet e Bashkuara propozojnë do të nënkuptonte dorëzimin e 20% të territorit ukrainas, për të marrë mbrapsht më pak se 0,5 për qind sipas AFP?së. Ndryshe, Ukraina ka pranuar një plan të paqes të hartuar nga amerikanët, i cili po kritikohet gjerësisht prej evropianëve./zeri.ai
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






