Transmetuar më 23-11-2025, 08:40

Prishtinë- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka filluar përgatitjet për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që do të mbahen në fund të këtij viti, me 28 dhjetor.

Kësisoj, KQZ në faqen e saj, ka njoftuar edhe për afat e ndryshme për partitë politike, përfshirë këtu edhe periudhën brenda të cilës ato duhet të deklarohen për koalicionet mes tyre, shkruan Gazeta Express.

‘‘Afati për deklarimin e partive politike për pjesëmarrje në zgjedhje përmes koalicioneve do të fillojë më 24 nëntor dhe do të përfundojë më 30 nëntor 2025;’’, ka njoftuar KQZ’ja.

Pak ditë më parë, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, caktoi 28 dhjetorin datën e zgjedhjeve parlamentare, shkruan media e Kosovës GazetaExpress.

Edhe pse partitë si PDK, AAK, NISMA e LDK, preferuan një datë të mëhershme, Osmani vendosi për datën e lartcekur. Në anën tjetër, 28 dhjetori është datë të cilën e ka preferuar Lëvizja Vetëvendosje, dhe partitë që janë të afërta me të.

Këto zgjedhje parlamentare janë të dyta gjatë këtij viti, pasi që një proces i tillë zgjedhor është zhvilluar me 9 shkurt.

Megjithatë, nga procesi në fjalë nuk u arrit të krijohej qeveri e re, duke bërë kështu që vendi të përjetonte një krizë të thellë politike për shkak të kësaj, dhe për shkak të konstituimit të kuvendit.

Lëvizja Vetëvendosje, e cila doli partia e parë me 9 shkurt, edhe pse mori mandati dy herë nga Osmani, për dy të mandatuar, Albin Kurti, dhe, Glauk Konjufca, nuk arriti të siguronte votat për qeverinë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit