Transmetuar më 22-11-2025, 21:52

Brazil- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është zgjedhur Zv. President i CDI, Unionit më të madh të partive tër qendrës së djathtë në botë.

Në Asamblenë e CDI të zhvilluar në Sao Paolo të Brazilit është zgjedhur Presidenca dhe drejtuesit e rinj të CDI, dhe ndër ta edhe lideri i PD.

Në Presidencë nga Europa janë gjithashtu Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkovic, kryeministri i ardhshëm i Sllovenisë Janezs Jansa dhe Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.

Sekretar i Përgjithshëm i CDI është zgjedhur Antonio Lopez-Isturiz White, ndërsa President i CDI u rizgjodh, Andres Pastrana.

CDI është e përbërë nga 115 parti të qendrës së djathtë nga Europa, Amerika e Veriut, Amerika e Jugut dhe Azia.

Anëtarë të saj drejtojnë disa prej vendeve kryesore të botës përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit