

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka uruar Ditën e Alfabetit. Me anë të një postim në rrjete sociale, Rama shkruan se kjo ditë vulosi jo vetëm shqipen si kod gjyhësor por edhe si një univers identiteti. Ndër të tjera, Kryeministri shprehet se fjala shqipe vazhdon të ndërtojë historinë e një kombi që shpirtin e ka te gjuha.
Postimi i Ramës:
MIRËMËNGJES dhe gëzuar Ditën e Alfabetit, ditën që vulosi shqipen jo vetëm si kod gjuhësor, por si një univers identiteti, mendimi e kulturash në rrugën drejt së ardhmes ku fjala shqipe vazhdon të ndërtojë historinë e një kombi që shpirtin e ka te gjuha.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






