Transmetuar më 22-11-2025, 07:59

Ish-efektivi i Policisë së Kosovës, pjesë e Njësisë Speciale, Arbnor Spahiu, është liruar nga burgu në Serbi.

Spahiu ishte arrestuar më 7 qershor në pikën kufitare mes Serbisë dhe Hungarisë teksa po udhëtonte me autobus së bashku me familjen e tij duke u kthyer nga Austria.

Akuzat e ngritura ndaj Spahiut kishin të bënin me rastin e Banjskës në shtator 2023. Mirëpo, ai e kishte përfunduar shërbimin në Policinë e Kosovës në vitin 2022 duke dhënë dorëheqje.

Lajmin për lirimin e tij e kanë konfirmuar familjarët. Ai ka mbërritur në Kosovë pak para orës 23:00 të së premtes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit