Transmetuar më 22-11-2025, 07:52

E dimë të gjithë: koha fluturon kur jemi duke u argëtuar. Arsyeja? Truri ka një orë të vetën të brendshme, shumë të ndryshme nga ajo me akrepa apo nga “orët biologjike” që rregullojnë pjesën tjetër të organizmit. Kjo orë nuk ecën me minuta, por me përvoja. Sa më shumë përvoja të përjetojmë, aq më shpejt duket se kalon koha; ndërsa, kur nuk ndodh asgjë, na duket se koha nuk po ecën fare.

Një kërkim i Universitetit të Nevadës (SHBA) ka hetuar pikërisht këtë mekanizëm të çuditshëm.

Një “kohëmatës” në tru

Studiuesit kanë analizuar aktivitetin e korteksit cingular anterior (një zonë e trurit) te disa minj, ndërsa ata kryenin një detyrë të caktuar. Ata vunë re se, gjatë zhvillimit të aktivitetit, neuronet në këtë zonë aktivizoheshin në grupe, njëri pas tjetrit, ashtu si një ekip stafetë që ia dorëzon shkopin tjetrës. Në praktikë, truri duket se përdor një lloje kronometri të brendshëm, i cili mat kohën jo sipas minutave, por sipas ngjarjeve dhe përvojave të ndodhura.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit