

Ditën e shtunë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura.
Reshjet e shiut parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit, në jug reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë, hera-herës shtrëngata afatshkurtra.
Gjatë ditës reshjet e shiut mbeten prezente të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit. Në majat e maleve në verilindje- lindje dhe në Alpe reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 7m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bredgetare dhe zonave luginore pritet të fitoi shpejtësi deir në 18m/s
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 4-5 ballë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






