

FIER – Në qytetin e Fierit janë raportuar të shtëna me armë zjarri mbrëmjen e së premtes, duke shkaktuar shqetësim në zonë. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se ngjarja ka ardhur pas një konflikti mes dy personave.
Forcat e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e incidentit, si dhe për identifikimin e personave të përfshirë.
Deri në këto momente nuk raportohet për të lënduar, ndërsa zona është rrethuar në funksion të hetimeve. Autoritetet kanë intensifikuar punën për të zbuluar motivet dhe për të vendosur para përgjegjësisë autorët e mundshëm.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






