

INDI- Një grabitje spektakolare ka ndodhur në Indi, ku disa persona u paraqitën si zyrtarë të Bankës Qendrore dhe vodhën 800 mijë dollarë. Një operacion masiv ka nisur për të gjetur personat, që grabitën furgonin në zemër të qytetit të Bengaluru-së. Grabitja ndodhi të mërkurën pasdite, ku gjashtë persona ndaluan një furgon transporti parash, ndërsa po transportonte para midis degëve të bankave.
BBC shkruan se furgoni mbante një shofer, një roje parash dhe dy roje sigurie të armatosur. Zona kishte pak mbulim nga kamerat e sigurisë dhe policia po heton, nëse banda përdori automjete të shumta gjatë vjedhjes. Kompania e shërbimit të transportit të parave të gatshme, ka paraqitur një padi në polici mbi këtë rast.
Ministri i Brendshëm, Parameshwara ka thënë se ende nuk është e qartë se cilin automjet kishin përdorur të dyshuarit për t’u arratisur. Ai tha se ishte i bindur se policia do ta zgjidhte çështjen së shpejti, siç kishte bërë me grabitjet e tjera të fundit të bankave të profilit të lartë në Karnataka.
Në maj, 59 kilogramë ar me vlerë 532.6 milionë rupi u vodhën nga një bankë e distriktit Vijayapura. Kjo u arrit duke përdorur një çelës të dyfishtë dollapi. Që atëherë, policia ka rikuperuar 39 kilogramë ar dhe disa para të gatshme dhe ka arrestuar 15 persona, përfshirë dy ish-punonjës
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






