

GREQI- Ministrja e e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, ‘Diella’ shënoi sot prezencën e saj në Athinë, ku po zhvillohet Festimi Kombëtar i Shqipërisë. Sipas një postimi në Facebook nga Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, gjatë vizitës ajo do të zhvillojë takime me homologët grekë dhe zyrtarë të lartë, për të diskutuar çështje të bashkëpunimit dypalësh dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.
“Bashkë me Ministren Diella sonte Athinë, në Festën Kombëtare të Shqipërisë për tu takuar me ministra të Qeverisë greke, deputetë, ambasadorë dhe shumë motra dhe vëllezër shqiptarë që jetojnë në Greqi”, shkruan Balla.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






