Transmetuar më 21-11-2025, 20:12

MILOT – Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në segmentin Milot–Kalimash të Rrugës së Kombit. Sipas informacioneve paraprake, një kamion është përplasur me një autoveturë, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e disa të tjerëve.

Forcat e Policisë Rrugore mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Trafiku në zonë është rënduar ndjeshëm për shkak të incidentit, ndërsa qarkullimi po menaxhohet me kujdes nga policia.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit