

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi thotë se Belinda Balluku e ka ulur në gjunjë kryeministrin Rama dhe e shantazhon atë.
Në një deklaratë për mediat, Bardhi tha se “kryeministri është zyrtarisht avokati i një të pandehure”.
Sipas Gazment Bardhit, Rama duhet të ishte ngritur në lartësinë e një kryeministri evropian dhe ta shkarkonte atë nga detyra.
“Sot kur Shqipëria duhet të ishte një vend që mëson nga Evropa, vendi ynë bën hapa prapa me demokracinë dhe shtatin ligjor. Edhe pas vendimit të GJKKO për të pezulluar Ballukun, kryeministri nuk iu ngrit në lartësinë e një kryeministri evropian dhe ta shkarkonte.
Ka një arsye pse Edi Rama nuk e bën këtë. Balluku e ka ulur në gjunjë dhe e shtantazhon me aferat e përbashkëta të abuzimit me pushtetin.
Në vend që të mbrojë interesat e shqiptarëve, Rama zyrtarisht është avokati i një të pandehure për abuzime miliona euro me tendera publik. Pse nuk ka fuqi Rama që të shkarkojë Ballukun, por sfidon drejtësinë, sfidon shqiptarët dhe përbuz parimet e cdo vendi demokratik. Përgjigja është një, ai është në krye të cdo afere korruptive në këtë vend. Rama dhe Balluku janë bashkë”, tha Bardhi.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






