Transmetuar më 21-11-2025, 14:21

Tiranë, 21 Nëntor 2025

Gjykata e Posaçme ka caktuar për datën 22 nëntor, ora 09:00, seancën gjyqësore ku do të merren në pyetje dhe do të verifikohen kushtet e masave të sigurisë për Belinda Ballukun, Gentian Gjylin dhe Erald Elezin.

Të tre janë pjesë e procedimit penal nr. 136/2025 të SPAK, në lidhje me procedurat e tenderave për tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Madhe të Tiranës, për të cilat vijojnë hetimet.

Një ditë më parë, GJKKO vendosi masën e pezullimit nga detyra dhe ndalimin e daljes jashtë vendit për Belinda Ballukun. Ndërsa për Gentian Gjylin, drejtor i ARRSH-së, dhe Erald Elezin, administrator i KESH-it, u caktua masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Gjykata njoftoi zyrtarisht se seanca e së shtunës do të shërbejë për të verifikuar kriteret, nevojat e sigurimit dhe qëndrueshmërinë e masave të vendosura.

Njoftimi nga GJKKO

Ju njoftojmë se pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korruspionin dhe Krimin e Organizuar me datë 22.11.2025, ora 09:00 do të zhvillohet seanca gjyqësore për marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve dhe kritereve të caktimit të masës dhe nevojat e sigurimit për të pandehurit Belinda Balluku, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, në kuadër të procedimit penal nr. 136, të vitit 2025, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit