Transmetuar më 21-11-2025, 12:51

Kryeministri Edi Rama foli para pak çastesh për herë të parë mbi fatin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Rama tha se vendi aktualisht nuk ka një zëvendëskryeministër as edhe ministër infrastrukture dhe energjetike. Ai theksoi se do ta pranojë vendimin e Shkallës së Parë por shtoi më pas se do ta çojë vendimin në Gjykatën Kushtetuese.

Kryeministri tha se pezullimi i Ballukut është shfaqje e dobësive të sistemit të drejtësisë dhe reflekseve antidemokratike.

"Ky është një rast unikal në historinë e Evropës dhe trupave speciale të krijuara në vendet ish komuniste ku nuk ka ndodhur kurrë që një prokuror dhe një gjykatës të mblidhen kokë më kokë dhe të vendosin për pezullimin e një anëtari qeverie", tha Rama.

Ai shtoi se nga shkalla e parë janë marrë kompetencat e qeverisë, parlamentit dhe presidentit. Por ne nuk do ti përgjigjemi me arbitraritet ndaj këtij arbitrariteti, por do vazhdojmë me durimin tonë strategjik duke e respektuar pa kushte pezullimin e zëvendëskryeministres.

Rama tha se mbrojta dhe ruajtja e pavarësisë së sistemit të drejtësisë janë parakushtet tona sepse kurrë nuk duhet hedhur fëmija bashkë me ullinjtë e pistë".

Ndërsa akuzoi drejtësinë se po bën veprime antidemokratike:

"Pavarësia e gjyqësorit është një shkëputje historike nga e kaluara. Kjo pavarësi ka sjellë risi absolute dhe zhvillime pozitive, duke filluar nga varrosja e kulturës së pandëshkueshmërisë, por nga ana tjetër ka shfaqur reflekse antidemokratike". /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit