

Në Shkodër është zbuluar një ‘fole prostitucioni’ dhe për pasojë është arrestuar një 23-vjeçare braziliane.
Në pranga ra dhe një 28-vjeçar për prostitucion dhe organizim të lojërave të fatit.
Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër dhe Seksionin e Mbështetjes Operacionale, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, bazuar në informacionet e sigurura në rrugë operative, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Rent house”.
Si rezultat i këtij operacioni u zbulua një apartament në rrugën “Kardinal Mikel Koliqi”, ku ushtrohej prostitucion.
Në kuadër të operacionit u arrestuan 2 shtetas u kapën në ambientet e apartamentit, konkretisht:
-shtetasja braziliane D. G., 23 vjeçe, e cila kishte marrë me qira apartamentin dhe e kishte përshtatur për ushtrimin e prostitucionit; -H. H., 28 vjeç. Gjatë veprimeve proceduriale u dekumentua aktiviteti i lojrave të fatit.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen B. B., 34 vjeçe, administratorja e apartamentit, për veprën penale ”Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.
Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e rastit dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






