Transmetuar më 21-11-2025, 12:36

TIRANË- Tirana ka mirëpritur ditën e sotme, (21 nëntor), samitin Growth Plan “Our pathway to EU”, ku liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, do të ndajnë diskutime për planin e rritjes, integrimin ekonomik dhe transformimin e rajonit drejt Tregut të Bashkimit Europian.

Pas takimit liderët kanë bërë edhe foton familjare, ku krahas janë rrjeshtuar, Kryeministri Albin Kurti, Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos dhe Kryeministri Edi Rama. Ndërkohë, në fud Samiti do të përmbyllet me një konferencë të përbashkët mes Ramës dhe komisioneres Kos.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit