

FIER- Reshjet e dendura të shiut ka shkakatuar problematika të mëdha në qarkun Fierit. Si pasojë e prurjeve të larta të lumit Vjosë, situata është vështirësuar, pasi niveli i ujit ka arritur në 7.3 metra në urën e Mifolit, duke mbetur në pikë kritike. Ndërkohë në fshatrat Kashisht, Çerven dhe Ferras, lumi ka dalë nga shtrati.
Gjithashtu në Çerven është evakuuar një familje me dy anëtarë, ndërsa uji ka hyrë në oborret e 30 ndërtesave në zonat brenda argjinaturës në Kashisht (5 banesa), Çerven (4) dhe Ferras (21).
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






