Transmetuar më 21-11-2025, 08:10

Si u hodhën në ujë për të shpëtuar një të moshuar që përfundoi me makinë në kanal: “Ai njeri ishte drejt vdekjes"

Një incident pranë kanalit Battaglia në Padovë u kthye në një histori shpëtimi pas ndërhyrjes së dy kalimtarëve që u hodhën në ujë për të ndihmuar një të moshuar të bllokuar brenda makinës së tij.

I moshuari Giuseppe Salvalajo, sipërmarrës dhe themelues i një kompanie që operon në restaurimin e objekteve arkitekturore, sapo kishte dalë nga rezidenca e tij historike, Villa Molin, kur automjeti Toyota Yaris doli nga rruga dhe përfundoi në kanal. Për arsye ende të paqarta, ai humbi kontrollin e makinës dhe mbeti nën tronditje brenda kabinës, ndërsa automjeti po zhytjej me shpejtësi, i tërhequr nga rryma.

Dy kalimtarë u hodhën në ujë për ta shpëtuar

I moshuari, themelues i kompanisë që mban emrin e tij dhe që vepron në fushën e restaurimit të objekteve arkitekturore me vlerë, kishte rënë në ujë me automjetin e tij.

Siç tregohet edhe në video, Elton Zefi, 32 vjeç, u hodh menjëherë në ujë pasi pa makinën duke u fundosur. “Nuk mendova dy herë. Mendoja vetëm se duhej vepruar shpejt”, tha Zefi. Së bashku me një tjetër dëshmitar, ai u përpoq të thyente xhamat për ta nxjerrë të moshuarin, por tentativa e parë ishte e pamundur.

“U ngjitëm edhe në çati për të thyer xhamin e pasmë, por nuk funksionoi. Pastaj pashë nga sedilja e pasme një dorë që lëvizte. Kuptova që xhami ishte i hapur dhe ajo ishte e vetmja mundësi për ta nxjerrë jashtë”, tregon ai.

Pavarësisht të ftohtit, Zefi bëri një përpjekje të fundit dhe arriti ta tërhiqte të moshuarin jashtë automjetit. Të dy e transportuan deri në breg, ku pak çaste më vonë mbërritën ekipet e shpëtimit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit