Transmetuar më 21-11-2025, 07:41

TIRANË- Tirana do të mirëpresë ditën e sotme, (21 nëntor), samitin Growth Plan “Our pathway to EU”, ku liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, do të ndajnë diskutime për planin e rritjes, integrimin ekonomik dhe transformimin e rajonit drejt Tregut të Bashkimit Europian.

Bëhet me dije se samiti do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave dhe është planifikuar të nisë në orën 09:30. Pas 30 minutash kryeministri Edi Rama së bashku me komisioneren për Zgjerim, Marta Kos, do të mbajnë fjalën hapëse për të vijuar më pas me punimet e samitit. Gjithashtu samiti do të përmbyllet me një konferencë të përbashkët mes Ramës dhe komisioneres Kos.

Agjenda e samitit:

Ora: 09:30 – 12:00

Vendi: Pallati i Brigadave

09:30 – Mirëseardhja/ Doorstep Statements

10:00 – Nisja e punimeve të Samitit Groëth Plan

Fjalët Hapëse

• Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

• Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta KOS

11:30 – Foto Familjare

11:35 – Konferencë për shtyp, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit