

Tiranë- Pas vendimit të GJKKO-së që pezulloi nga detyra zv/kryeministren Belinda Balluku, nga Kryeministria u njoftua një mbledhje Qeverie të premten në ora 09:00. Të mërkurën nuk u zhvillua mbledhja e përjavshme për shkak të punimeve të Kuvendit, ku u diskutua projektbuxheti i vitit të ardhshëm.
Kjo mbledhje, të premten, e konsideruar urgjente vinte një ditë pas masave të GJKKO për Ballukun dhe vartësit e saj, Gentjan Gjyli e Erald Elezi. Për dy të fundit Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Ndërsa Balluku pezullohet nga detyra si dhe i ndalohet dalja jashtë vendit. Mbi ta rëndon akuza e shkeljes së barazisë në tendera.
Qëllimi i kësaj mbledhje nuk u bë i ditur.
Por më pas, Kryeministria njoftoi se mbledhja e kabinetit qeveritar nuk do të zhvillohet.
Në orën 9:30 zhvillon punimet te Pallati i Brigadave Samiti Growth Plan “Our pathway to EU”, ku liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, do të ndajnë diskutime për planin e rritjes, integrimin ekonomik dhe transformimin e rajonit drejt Tregut të Bashkimit Europian.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






