

Tiranë – Qeveria do të mblidhet nesër në orën 09:00, në një mbledhje të paracaktuar dhe të mbajtur nën vëmendje të lartë publike, për shkak të zhvillimeve të fundit që lidhen me pezullimin nga detyra të zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Edhe pse rendi i ditës nuk është bërë publik, burime pranë ekzekutivit sugjerojnë se në fokus pritet të jetë pikërisisht çështja e Ballukut, pas vendimit të GJKKO-s dhe hetimeve të SPAK.
Tensionet politike u rritën ndjeshëm pas takimit maratonë prej mbi shtatë orësh që kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në Kryeministri me Ballukun, një takim që u shoqërua edhe nga praninë e deputetit socialist Ulsi Manja. Përmbajtja e diskutimeve nuk u bë e ditur, duke lënë hapësirë për shumë pikëpyetje mbi hapat e ardhshëm.
Pas takimit, Rama u largua nga Kryeministria dhe u pa duke shkuar drejt një darke me Komisioneren për Zgjerimin e Bashk
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






