

Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka lënë ambientet e Kryeministrisë pas një “mbledhjeje” prej gati shtatë orësh me zëvendës –kryeministren e pezulluar tashmë, Belinda Balluku.
Takimit të Ramës me Ballukun iu bashkua më pas edhe deputeti Ulsi Manja.
Sipas raportimeve, Rama është larguar me komisioneren për zgjerim të Bashkimit Europian, Marta Kos, e cila ndodhet në vendin tonë në kuadër të takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor nesër në Tiranë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






