Transmetuar më 20-11-2025, 19:56

20 Nëntor, 2025

Në foto është Artur Deliu, i cili humbi jetën në vendin e punës në Itali. 36-vjeçari ndërroi jetë tragjikisht, për shkak të një defekti mekanik të betonierës që po shkarkonte beton në çatinë e një objekti, ku mekanizmi i hekurt i krahut u shkëput dhe goditi dy punëtorët.

Për fat të keq shqiptari humbi jetën dhe kolegu i tij u plagos rëndë.

Aktualisht një aktivitet për mbledhjen e fondeve është duke u zhvilluar për të mbështetur familjen e punëtorit shqiptar Artur Deliu, i cili vdiq në një kantier ndërtimi në Corso Vittorio Veneto.

Ai la pas një grua dhe dy fëmijë. Komuniteti i Pozzallo dhe më gjerë është mobilizuar për të ofruar mbështetje konkrete për familjen e Artur Deliut. Hetimet për rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes janë ende në proces nga autoritetet, për të vlerësuar nëse ka pasur mungesë të kushteve të sigurisë në punë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit