Transmetuar më 20-11-2025, 19:42

Pozallo, Itali – Një aksident tragjik në vendin e punës i ka marrë jetën 36-vjeçarit shqiptar Artur Deliu, i cili u godit nga krahu mekanik i betonierës ndërsa punonte në çatinë e një objekti në ndërtim. Ngjarja ndodhi të hënën, ndërsa një tjetër punëtor mbeti i plagosur rëndë.

Sipas autoriteteve italiane, goditja ishte fatale dhe Deliu ndërroi jetë në vendngjarje, pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të ekipeve të emergjencës. Ai ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve, ndërsa prej vitesh jetonte në Itali, fillimisht në Brescia e më pas në Siçili.

Trupi i tij pritet të transportohet drejt Shqipërisë, ku do të varroset në Tiranë, qytetin e lindjes së 36-vjeçarit.

Ndërkohë, hetimet për rrethanat e aksidentit vijojnë. Autoritetet po verifikojnë gjendjen teknike të pajisjeve në kantier, mirëmbajtjen e tyre, si dhe nëse pompa e betonit kishte kaluar kontrollet e detyrueshme të sigurisë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit