

Kardinali i Nderit i Vatikanit, Dom Ernest Troshani, ka bekuar Meri Kacerin, të renë shkodrane që mbeti e plagosur gjatë ngjarjes së rëndë të 8 shtatorit në qendër të qytetit, teksa ndodhej në punë në një lokal.
Meri u paraqit në katedralen “Shën Shtjefni” me plagë ende në proces shërimi, por me besimin se bekimi i kardinalit do t’i japë forcë në rrugën drejt rikuperimit. Ajo ishte personi i parë që mori bekimin, mes qindra besimtarëve të pranishëm.
Gjatë meshës, Kardinal Troshani përcolli një mesazh të fortë për paqe, solidaritet dhe dashuri mes njerëzve, duke i ftuar të gjithë të kontribuojnë për një komunitet më të bashkuar.
Në ceremoninë e së dielës morën pjesë qindra besimtarë, të cilët në përfundim morën bekimin e kardinalit 97-vjeçar, një figurë e nderuar dhe e dashur për shumë shqiptarë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






