Transmetuar më 20-11-2025, 15:12

GJKKO ka vendosur sot të zbusë masën e sigurisë për Eria Agon, duke e kaluar nga qëndrimi në burg në arrest shtëpie. Vendimi lidhet me çështjen e vitit 2018, ku ajo hetohet për rolin e saj të mundshëm në ngjarjen që solli humbjen e jetës së Fatbardh Licit.

Më herët SPAK tha se ka ngritur ndaj Agos akuzën e “përkrahjes së autorit”, duke e konsideruar atë si një person që ka ndihmuar pas ngjarjes.

Eria Ago, 31 vjeçe dhe ish-miss, u ndalua më 26 shkurt të këtij viti dhe është mbajtur në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale për gratë në Pogradec. Ajo ka mohuar çdo dyshim, duke deklaruar se nuk ka pasur lidhje me ngjarjen e 2018-s.

Edhe pse gjykata nuk ka pranuar argumentet e mbrojtjes, ajo ka vendosur ta zëvendësojë masën e sigurisë me arrest shtëpie, ndërkohë që hetimet për çështjen vijojnë.

Safet Bajri u ndalua më 21 shkurt 2025 në kuadër të të njëjtës dosje, ku ai lidhet me ngjarjen në fjalë sipas organeve hetimore. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit