

Shorti i Play Off-it europian për Kupën e Botës 2026 ka përcaktuar kundërshtarët e Shqipërisë dhe Kosovës, të cilat synojnë një vend historik në fazën finale të turneut.
Sipas shortit të hedhur në selinë e UEFA-s, Shqipëria do të përballet me Poloninë më 26 mars 2026, një duel i vështirë mes dy skuadrave që vijnë nga grupe mjaft konkurruese. Ndërkohë Kosova do të luajë ndaj Sllovakisë, një kundërshtar i fortë dhe me përvojë në arenën europiane.
Shorti shmangu përplasjen mes Shqipërisë dhe Kosovës, pasi të dyja kombëtaret u pozicionuan në vazon e tretë.
Struktura e Play Off-it
Play Off-i përbëhet nga 12 ekipe: skuadrat e renditura të dyta në fazën e grupeve dhe ekipet e ardhura nga Liga e Kombeve. Ato ndahen në 4 vazo, ndërsa gjysmëfinalet luhen më 26 mars, dhe finalet më 31 mars 2026. Në Kupën e Botës do të shkojnë 4 ekipe përmes këtij formati.
UEFA ka përcaktuar se ekipi i vazos 1 luan ndaj atij të vazos 4, ndërsa vazoja 2 përballet me vazon 3.
Gjysmëfinalet e Play Off-it europian
Itali – Irlandë e Veriut
Ukrainë – Suedi
Turqi – Rumani
Danimarkë – Maqedoni e Veriut
Uells – Bosnje & Hercegovinë
Poloni – Shqipëri
Sllovaki – Kosovë
Republika Çeke – Irlandë
Finalet e mundshme të Play Off-it
Itali / Irlandë e Veriut – Uells / Bosnje & Hercegovinë
Ukrainë / Suedi – Poloni / Shqipëri
Turqi / Rumani – Sllovaki / Kosovë
Danimarkë / Maqedoni e Veriut – Republika Çeke / Irlandë
Play Off-i ndërkontinental
Fituesi i Kaledonia e Re / Xhamajka – R.D. Kongo
Fituesi i Bolivi / Surinami – Irak
Vazot e Play Off-it europian
Vazo 1: Itali, Danimarkë, Turqi, Ukrainë Vazo 2: Poloni, Uells, Republika Çeke, Sllovaki Vazo 3: Shqipëri, Kosovë, Irlandë, Bosnje & Hercegovinë Vazo 4: Suedi, Rumani, Maqedoni e Veriut, Irlandë e Veriut
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






