Transmetuar më 20-11-2025, 13:06

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur sot në Kryeministri, pak orë pasi GJKKO vendosi ndaj saj masat e sigurisë “pezullim nga detyra” dhe “ndalim i daljes nga vendi”.

Balluku, numri dy i qeverisë, është nën akuzë për dy raste të ndryshme të shkeljes së barazisë në tendera. Vendimi i GJKKO-së e ndalon ushtrimin e çdo funksioni publik deri në përfundimin e hetimeve.

Ky zhvillim përbën një nga goditjet më të forta politike të viteve të fundit, duke shtuar presionin mbi kabinetin qeveritar për të adresuar akuzat e ngritura.

SPAK zgjeron hetimet për Ballukun, në qendër tenderi 19 milionë euro i Unazës së Madhe

SPAK ka zgjeruar hetimet ndaj zv.kryeministres së pezulluar Belinda Balluku, duke marrë në analizë tenderin me vlerë 19 milionë euro për Lotin 4 të Unazës së Madhe të Tiranës.

Kjo çështje i shtohet akuzave ekzistuese ndaj Ballukut në aferën e tunelit të Llogarasë, për të cilën ajo është marrë e pandehur. Dyshohet për abuzime me procedurat e prokurimit, devijime financiare dhe favorizim të operatorëve privatë.

Zgjerimi i hetimeve rrit presionin institucional dhe politik, pasi SPAK po shqyrton një sërë kontratash me vlerë të lartë të firmosura gjatë ushtrimit të detyrës së saj.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit