Transmetuar më 19-11-2025, 22:57

Prishtinë, 19 nëntor 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thirrur partitë politike në një takim konsultativ për të diskutuar caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pas dështimit të formimit të qeverisë. Takimi pritet të zhvillohet të enjten në orën 10:30.

Edhe në seancën e sotme plenare, kandidati për kryeministër Glauk Konjufca nuk arriti të sigurojë mbështetjen e mjaftueshme në Kuvend. Megjithëse ai paraqiti përbërjen e kabinetit të ri dhe programin qeverisës, votimi për krijimin e ekzekutivit nuk kaloi, pasi nuk u arrit kuorumi prej 61 votash.

Seanca u mbyll pa vendim, duke e lënë vendin ende pa një qeveri të re funksionale dhe në pritje të hapave të mëtejshëm politikë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit