

Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar pasuri me vlerë 3.5 mln euro.
Pasuritë janë në pronësi të 55-vjeçarit Agron Lamaj, i cili rezulton në kërkim nga Italia, pasi është i dënuar për trafik droge nga Holanda në Itali.
Njoftimi i Prokurorisë Vlorë:
Prokuroria e Vlorës sekuestron pasuri me vlerë 3.5 milionë euro të shtetasit A.L. dhe subjektit ‘Rei Royal’ shpk. Nën sekuestro apartamente, garazh e njësi biznesi
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë u sekuestruan pasuri në vlerë rreth 3.5 milionë euro.
Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.1329 të vitit 2022, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, u sekuestruan në total 17 pasuri.
Me kërkesën e prokurorisë u vendos masa e sigurimit pasuror ‘Sekuestro Preventive’ për pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme si më poshtë:
Pasuria e llojit “Pemëtore”me sip. 1000m2, në zotërim të shtetasve A.L. dhe A.L.;
Pasuria e llojit “Pemëtore”,me sip. 600 m²,në zotërim të shtetasve A.L. dhe A.L.;
Pasuria e llojit “Truall” me sip 249.5m2;
Pasuria e llojit ‘Apartament’me sip.126.6m2 në zotërim të shtetasit A.L.;
Pasuriae llojit ‘Apartament’ me sip. 143.7m2; në zotërim të shtetasit A.L.;
Pasuria e llojit ‘Njësi’ 51.61 m2 në pronësi të subjektit ‘Rei Royal’;
Pasuria e llojit ‘Njësi’ me sip. 49.64m2 m2 në pronësi të subjektit ‘Rei Royal’;
Pasuria e llojit ‘Njësi’ me sip. 49.64 m2 në pronësi të subjektit ‘Rei Royal’;
Pasuria e llojit ‘Njësi’ me sip.51.61 m2 në pronësi të subjektit ‘Rei Royal’;
Pasuria e llojit ‘Njësi’ me sip. 49.64m2 në pronësi të subjektit ‘Rei Royal’;
Pasuria e llojit ‘Njësi’ me sip. 49.64m2në pronësi të subjektit ‘Rei Royal’;
Pasuria e llojit ‘Njësi’ me sip. 49.64m2 në pronësi të subjektit ‘Rei Royal’;
Pasuria e llojit ‘Njësi’ me sip. 61m2 në pronësi të subjektit ‘Rei Royal’;
Pasuria e llojit ‘Garazh’ me sip.202m2 në pronësi të subjektit ‘Rei Royal’;
Pasuria e llojit ‘Njësi’ me sip. 51.61m2 në pronësi të subjektit ‘Rei Royal’;
Pasuria e llojit ‘Njësi’ me sip. 42.45m2 në pronësi të subjektit ‘Rei Royal’;
Pasuria e llojit ‘Njësi’ me sip 42.45m2 në pronësi të subjektit ‘Rei Royal’; dhe
Pasuria e llojit ‘Njësi’ me sip. 220 m2 në pronësi të subjektit ‘Rei Royal’.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






