Transmetuar më 19-11-2025, 13:33

Deputetët e Partisë Demokratike në shenjë proteste, braktisën sallën sapo në foltore doli zv.kryeministrja Belinda Balluku.

Opozitarët refuzuan që të dëgjonin Ballukun të flasë për projektbuxhetin dhe menjëherë u larguan nga salla e Kuvendit.

Në sallën e parlamentit qëndruan Agron Shehaj, Ana Dajko, Mesila Doda, Erald Kapri.

Zv. Kryeministrja e nisi fjalën duke folur për hetimin nga SPAK, ku është marrë si e pandehur për tunelin e Llogarasë.

“Nuk do të prononcohem kurrë për çështjen nën hetim. Derisa e vërteta të marrë forma të prerë, cilado është ajo”, tha ndër të tjera Balluku.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit