Transmetuar më 19-11-2025, 13:30

Kuvendi po zhvillon seancën maratonë për të shqyrtuar paketën fiskale dhe projekt buxhetin e 2026-ës.

Në momentin e nisjes së fjalës së Ramës, deputetët e PD-së i kthyen kurrizin, veprim të cilin kryeministri e ironizoi duke thënë se “më mirë shpina sesa fytyra juaj”.

Teksa foli për kontributet dhe politikat fiskale, Kryeministri tha gjithahstu se Shqipëria është vlerësuar me notat më pozitive në Bruksel.

Kreu i qeverisë u shpreh se vetëm PS është garante e pavarësisë në drejtësi.

“Dua të siguroj ata që na ndjekin, se Shqipëria nuk ndalet, kemi hyrë në fazën vendimtare, që dje mori shtysë të re në Bruksel, jemi çmuar me notat më pozitive. Pikërisht sepse jo vetëm i kemi qëndruar strikt të gjitha detyrave, sot jemi në vendin e parë për plotësimin e kërkesave nga plani i ri i rritjes. Jemi të çmuar për atë që mallkohemi non stop, nga ata që sot po më fusnin në borxh me këtë pamje spektakolare që po më ofrojnë, pikërisht për drejtësinë, reformën. Nëse sot Shqipëria lufton me korrupsionin, heton pa dallim, ka vendosur në të njëjtin nivel edhe flamurin e pavarësisë së drejtësisë, është merita ekskluzive e PS. Është garante e kësaj pavarësie”, tha ai.

Më tej, ai bëri sërish ironi me deputetët e PD, duke iu drejtuar "me faqe për muri ju pafsha, gjithmonë me shëndet aman se na duheni gjallë".

“Ne nuk do të bëjmë asnjë rritje të kontributeve në këtë fazë. Të gjithë duhet ta dinë se gjithçka që jo më pëlqen, por më frymëzon shumë. Kështu me faqe për muri ju pafsha, kështu me faqe për muri ju pafsha gjithmonë, vetëm me shëndet aman, se na duheni gjallë”, u shpreh Rama në foltore, mes reagimeve nga radhët e deputetëve të opozitës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit