

Moti i keq prek edhe Korçën, shkakton rënie inertesh në disa rrugë dhe ndërpreje energji elektrike për 770 abonentë
KORÇË- Qarku i Korçës është prekur nga moti i keq me rreshje të denduar dhe intensive. Si pasojë e kësaj situatë, janë raportuar disa problematika. Kjo ka bërë që rreshjet të sjellin prezencë inertesh dhe grumbullime ujërash në disa segmente rrugore. Por, ARRSH njofton se kjo nuk përbën problem për qarkullim, pasi të gjitha akset janë të hapura.
Sipas OSHEE, për shkak të erës dhe reshjeve aktualisht janë pa energji 776 abonentë në këta fidera: Fideri Vithkuq – N/St Rehovë: 289 abonentë; Fideri Potgozhan – N/St Gur i Kuq: 130 abonentë; Fideri 3 – N/St Ersekë: 100 abonentë; si dhe Fideri JO6 – N/St Leskovik: 257 abonentë. Grupet operative të OSHEE dhe strukturave vendore janë në terren dhe po punojnë për rikthimin e energjisë elektrike në të gjitha zonat e prekuara.
Moti i keq sjellë problematika në qarkun e Elbasanit, raportohet për rrëshqitje dherash dhe ndërprerje energjie në zonat malore
ELBASAN- Qarku i Elbasanit ka shfaqur probleme si pasojë e moti të keq me stuhi dhe rreshje të denduara. Si pasojë e kësaj situate, ka pasur ndërprerje energjie elektrike në disa zona malore dhe rrëshqitje dherash pranë rrugëve. Në akset rrugore Elbasan–Qafë Thanë ka pasur rënie gurësh dhe pemësh në dy raste dhe në aksin Elbasan–Peqin ka pasur rrëshqitje dherash.
Firmat kontraktuese kanë ndërhynë menjëherë dhe të gjitha rrugët, në mënyrë që të bëjnë zhbllokimin e tyre dhe qarkullimin e lirë për automjetet. Reshjet intensive kanë sjellë edhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona malore të bashkive Librazhd, Prrenjas, Gramsh dhe Elbasan. Ndërsa ekipet e OSHEE po punojnë në terren, në mënyrë që të riparojnë difektet dhe të kthejnë e furnizimin me energji elektrike.
Moti i keq shkakton probleme me energjinë elektrike në Gjirokastër! Dhjetëra njësi administrative në errësirë prej 12 orësh
GJIROKASTRA- Qyteti i Gjirokastrës është prekur nga moti i keq me rreshje të denduara dhe intensive. Si pasojë e kësaj situate atmosferike, disa lagje kanë paraqitur probleme në lidhje me energjinë elektrike.
Situata më e keqe paraqitet në njësitë administrative të Lopësit, Kurveleshit në Tepelenë, Krahësit, Luftinjës e Qesaratit në Memaliaj, të Zagorisë, Picarit, Lazaratit, Dropullit e Lunxherisë në Gjirokaster. Prej më shumë se 12 orësh këto njësi administrative, nuk kanë energji elektrike. Ekipi i OSHEE ka shkuar menjëherë drejt zonave të prekura,ku dhe po punon për rrikthimin e energjisë elektrike
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






