Transmetuar më 19-11-2025, 07:19

Shqipëria dhe Kosova kanë mësuar tashmë kundërshtarët e mundshëm në fazën play-off të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026, pas mbylljes së ndeshjeve të fundit të fazës në grupe. Të dy kombëtaret do të jenë të vendosura në vazon e tretë, duke i detyruar të zhvillojnë gjysmëfinalet në transfertë ndaj një skuadre të vazos së dytë.

Në bazë të lëvizjeve të fundit në renditjen e FIFA-s dhe rezultateve të mbrëmjes, panorama e rivalëve të mundshëm është kristalizuar përfundimisht. Shqipëria dhe Kosova rrezikojnë të përballen me një prej këtyre katër skuadrave të forta që përbëjnë vazon 2: Polonia, Uellsi, Çekia ose Sllovakia. Dy emra spikasin veçanërisht për kuqezinjtë — Polonia dhe Çekia, kundërshtarë të njohur, të cilët kërkojnë revansh pas ndeshjeve të fundit direkte.

Shorti i nesërm do të përcaktojë çiftet gjysmëfinaliste dhe rrugët drejt finales së play-off-it. Fituesit e ndeshjeve mes vazove 2 dhe 3 do të përballen me fituesit e ndeshjeve mes vazove 1 dhe 4. Të enjten do të hidhet një short i veçantë për të përcaktuar se cila skuadër do të jetë pritëse në finalet e mundshme.

Sipas kalendarit zyrtar, gjysmëfinalet e play-off-it zhvillohen më 26 mars, ndërsa finalet mbahen më 31 mars.

Ndarja zyrtare e 16 kombëtareve në vazo:

VAZO 1: Itali, Danimarkë, Turqi, Ukrainë VAZO 2: Poloni, Uells, Çeki, Sllovaki VAZO 3: Irlandë, Shqipëri, Bosnjë Hercegovinë, Kosovë VAZO 4: Suedi, Rumani, Maqedoni e Veriut, Irlandë e Veriut

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit