

Emocione dhe spektakël në ndeshjet e fundit kualifikuese të Botërorit. Kosova barazon 1-1 ndaj Zvicrës në Fadil Vokrri, duke e mbyllur ashtu siç pritej në vendin e dytë (Grupi B). Me këtë rezultat, dardanët shkojnë në play off, ndërsa helvetët kualifikohen direkt. Sa i takon ndeshjes, golit të Vargas iu përgjigj Muslija.
Në grupin H, barazim 1-1 i Austrisë ndaj Bosnjës. Me këtë rezultat, austriakët kalojnë direkt në Botëror, ndërsa boshnjakët duhet të bëjnë diçka të tillë nëpërmjet Play off-it.
Maqedonia e Veriut mbetet jashtë fazës Play Off. Maqedonasve u duhej një rezultat pozitiv ndaj Uellsit (Play Off), por kjo përfaqësuese pësoi disfatë 7-1. Në këtë grup J ku është edhe Belgjika, belgët nuk falin, pasi triumfojnë 7-0 ndaj Liechtenstein dhe prejnë biletën për në Botëror.
Në grupin C, Skocia shkon si kokë grupi, pasi duke mundur 4-2 Danimarkën, lë mbrapa këta të fundit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






